Dosja ‘Lazarati’ prokuroria kërkon 56 vite burg
November 17, 2017
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar dënimin me 56 vite burg për 5 persona të akuzuar se kanë qëlluar ndaj policisë në operacionin ‘Lazarati’.
Gjykimi për ta po zhvillohet tek Gjykata e Krimeve të Rënda. Ditën e sotme prokuroria ka kërkuar dënimin e të akuzuarve si më poshtë:
Arbion Aliko, 14 vite
Alfred Proko, 11 vite
Gurgaz Skënderi, 13 vite
Beqo Brahimaj, 8 vite
Enriko Skënderi, 11 vite