Drejtonin mjetet në gjendje të dehur, dy të arrestuar në Libohovë
Nga specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit:
Spiro Miha, 44 vjeç, banues në fshatin Bulo, Gjirokastër, pasi në aksin rrugor Gjirokastër – Libohovë, në vendin e quajtur “Ish Reparti Ushtarak”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur motorçikletën tip “Jamaka”, me targ PKH 349.
Gjithashtu nga Shërbimet e Qarkullimit Rrugor u arrestua në flagrancë shtetasi Mirat Hamiti, 41 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi në aksin rrugor Gjirokastër -Libohovë , në vendin e quajtur “Ish Reparti Ushtarak”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip ” Ford” , me targa AA 830 DF .
Materialet ne ngarkim të këtyre dy shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Drejtim automjeti në gjendje të dehur ” parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.