Drejtonte makinën në gjendje të dehur, arrestohet 47-vjeçari

Policia rrugoreNga shërbimet e qarkullimit rrugor u arrestua në flagrancë shtetasi Sokol Malaj, 47 vjeç, banues në fshatin Kreshpan, Fier, pasi në aksin rrugor Tepelenë – Krahës, në vendin e quajtur “Qafa e Miricës”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip “Benz”, me targa AA135GG.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme