Drejtonte makinën në gjendje të dehur, arrestohet 49-vjeçari nga Peshkëpia

AutostradaNga Shërbimet e Qarkullimit Rrugor të Komisariatit të Policisë Gjirokastër është bërë arrestimi në flagrancë  i shtetasit Vasil Kura, 49 vjeç, banues në fshatin“Peshkëpi” Gjirokastër. 

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në rrugën rurale  ‘’Grapsh – Peshkëpi’’  ka qënë duke drejtuar në gjendje të dehur  mjetin tip  ‘’Fiat’’ me targ ATB 6075. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale  “Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur” parashikuar nga neni  129    i  Kodit  Penal.