Drejtonte makinën në gjendje të dehur, arrestohet në “18 Shtatori” 37-vjeçari

 Drejtonte makinën në gjendje të dehur, arrestohet në “18 Shtatori” 37-vjeçari

Policia-GjirokasterNga Shërbimet e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Gjirokastër është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit Kleanth Puci,  37 vjeç, banues në Gjirokastër.

Ky shtetas u arrestua pasi në lagjen ‘’18 Shtatori’’, u kap duke  drejtuar mjetin tip ‘’Fiat’’ me targaTR 0742 P në gjendje të dehur.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale ‘’Drejtim automjeti në gjendje të dehur’’ të parashikuar nga neni 291  të Kodit  Penal.

Libohova Online