Drejtonte makinën në gjendje të dehur, arrestohet në Sofratikë 38-vjeçari

Nga shërbimet e qarkullimit rrugor u arrestua në flagrancë shtetasi :

Blendi Kotorri, 38 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi:

Në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavie, në vendin e quajtur “Sofratikë”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip BMV, me targa AA 001 AY.

Materialet i kaluan Prokurorise së Rrethit Gjyqësor, Gjirokastër për veprime të mëtejshme.