Drejtonte makinën në gjendje të dehur, arrestohet te “NSHN-ja” 48-vjeçari

Policia-GjirokasterNga ana e Shërbimeve të Qarkullimit Rrugor është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit Eduart Sako, 48 vjeç, banues në Vlorë. 

Ky shtetas u arrestua pasi në aksin rrugor Gjirokastër – Kakavijë, në vendin e quajtur ish – NShN, ka qënë duke drejtuar  në gjendje të dehur mjetin ‘’Benz’’, me targa AA 632 HS. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale ‘’Drejtim automjeti në gjendje të dehur’’ parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.