Drejtonte makinën në gjendje të dehur, arrestohet te ‘Ura e Lumit’ 55-vjeçari nga Lunxhëria

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një person nga fshati Kakoz i Lunxhërisë.

V.M, 55 vjeç është kapur në rrugën Gjirokastër-Kakavijë pranë vendit të quajtur ‘Ura e Lumit’, duke drejtuar makinën tip ‘Mitsubishi’ në gjendje të dehur.