Drejtonte makinën pa patentë, arrestohet 19-vjeçari

Policia-GjirokasterNga Shërbimet e Qarkullimit Rrugor është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit Dine Mamo, 19 vjeç, banues në lagjen‘’Zinxhira’’, Gjirokastër.

Ky shtetas u arrestua pasi në lagjen ‘’18 Shtatori’’, Gjirokastër, ka qënë duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip ‘’Opel’’ me targa SR 6426 B.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale ‘’Drejtim automjeti pa leje drejtimi’’ të parashikuar nga neni 291 të Kodit Penal.