Drejtonte makinën pa patentë, arrestohet 28-vjeçari

 Drejtonte makinën pa patentë, arrestohet 28-vjeçari

Policia-GjirokasterNga Shërbimet e Qarkullimit Rrugor është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit Fatos Rama, 28 vjeç, banues në fshatin ‘’Memaliaj’’, Tepelenë.

Ky shtetas u arrestua pasi në aksin rrugor Gjirokastër-Subash, ka qënë duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip ‘’Benz’’ me targa TR 3138 J.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale ‘’Drejtim automjeti pa leje drejtimi’’ të parashikuar nga neni 291 të Kodit Penal.

Libohova Online