Drejtonte makinën pa patentë, arrestohet 35-vjeçari nga Kolonja

Policia-GjirokasterNga Shërbimet e Qarkullimit Rrugor është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit Izet Shkrepa, 35 vjeç, banues në fshatin ‘’Kolonjë’’, Gjirokastër.

Ky shtetas u arrestua pasi në aksin rrugor Gjirokastër – Subash, ka qënë duke drejtuar pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur mjetin tip ‘’Benz’’ me targa AA 779 GT.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale ‘’Drejtim automjeti pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur’’ të parashikuar nga neni 291 të Kodit Penal.