Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit në Gjirokastër, ikën Aliaj vjen Arjan Feri

Drejtori-i-Policisë-së-Shtetit-Haki-Çako-takon-strukturat-e-Drejtorisë-së-Policisë-së-Qarkut-Gjirokastër-3Policia e Shtetit njofton lëvizjet e fundit në radhët e drejtuesve të saj. Përmes një komunikate për mediat, zbardhen emrat e drejtuesve që transferohen në detyra të reja.

Kryesisht ka lëvizje në Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit, por edhe në sektorë të tjerë.

Sa i përket qarkut Gjirokastër, Arjan Feri emërohet drejtor i Drejtorisë për Kufirin dhe Migracionin. Deri më tani ai mbante postin e shefit të Sektorit në Burimet Njerëzore në Drejtorinë e Policisë së Shtetit.

Ndërkohë Qerim Aliaj, që deri më tani mbante postin e drejtorit të Kufirit dhe Migracionit në Gjirokastër transferohet në Drejtorinë e Kufirit në Shkodër.