Droga në Lazarat, policia: Kreu i komunës Dasho Aliko pastroi paratë me kanabisin

alikoNjë akuzë e rëndë është ngritur për Dasho Alikon…

Ai është person nën hetim që nga qershori për sulmin me armë ndaj policisë gjatë aksionit antidrogë. Në atë kohë, Policia e Shtetit deklaroi se Aliko kishte mbrojtur kultivuesit e drogës, si dhe i ndihmoi ata që të largoheshin kur goditën me snajper e antitank forcat e rendit.

Por, dy ditë më parë, një tjetër akuzë rëndon mbi të, atë të pastrimit të parave të kanabisit. Në këtë mënyrë, kreu i komunës më të famshme në jug të Shqipërisë, akuzohet se ka kultivuar dhe shitur drogën vetë.

Gjatë aksionit të parë të thellë në fshatin Lazarat u zbuluan mbi 130 mijë rrënjë kanabis dhe u gjetën 70 ton të përgatitura për shitje.