Dropull, kallëzohet në Prokurori biznesmeni i gazit, prodhonte bombola jashtë kushteve teknike
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar në Policinë e Gjirokastrës ka kallëzuar në Prokurori një 41-vjeçar nga Tirana, i cili ushtronte në fshatin Sofratikë të Dropullit, aktivitet pë palicencuar të prodhimit të bombolave të gazit.
Po kështu ai kishte një punëtor të pasiguruar, si dhe nuk përdorte kasë fiskale.
Më poshtë njoftimi i plotë i Policisë Gjirokastër.
Më datë 20.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin K.N, vjeç 41, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në fshatin Sofratikë, në një magazinë ushtronte aktivitet të palicencuar dhe jashtë kushteve teknike për prodhimin e bombolave të gazit, gjithashtu është konstatuar se nuk kishte kasë fiskale dhe një punëtor i pasiguruar, duke fshehur në këtë mënyrë të ardhurat. Në cilësinë e provës material u sekuestruan 16 makineri dhe 7200 bombola gazi. Nenet 180 e 288/a të Kodit Penal.