Dropull, kapen 7 shtetas nga Siria në fshatin Dritë, bëjnë kërkesë për azil në Shqipëri

Shtatë klandestinë u kapën nga policia kufitare e Gjirokastrës. Ata u ndaluan në fshatin Dritë, Bashkia Dropull.

“Më datë 18.01.2018, në Gjirokastër, në fshatin Dritë, u kapën 7 shtetas te huaj Y.H, R.H, B.H, K.H, S.H, M.H dhe Ë.M, vjeç 19, 30, 55, 3, 2,  16 dhe 18, Sirianë. Në përfundim të procedurave shtetasit kërkuan Azil në Republikën e Shqipërisë dhe do të shoqërohen për në Qendrën Kombëtare Pritëse për Azilkërkuesit  Babrru, Tiranë”., thotë policia përmes një njoftimi për mediat.