Dropull, këshilltari i LSI-së kapet duke vjedhur energji elektrike për restorantin

vjedhje-energjie-elektrike-577x365Zyrtarët dhe funksionarët publikë duhet të jenë të parët në radhë, të cilëve u takon të japin shembullin për zbatimin e ligjit.

Por nuk ndodh kështu, aq më tepër këtu në Shqipëri. Anëtari i Këshillit Bashkiak të Dropullit, Jorgji Ruçi prej kohësh vidhte energji elektrike për restorantin e tij në fshatin Terihat.

Vjedhja është konstatuar nga ekipet e kontrollit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë në Gjirokastër.Policia ka nisur procedim ndaj tij, ndërsa mësohet se Ruçi ndodhet në shtetin fqinj, Greqi.

Ai u zgjodh anëtar i Këshillit Bashkiak të Dropullit në zgjedhjet e fundit lokale si përfaqësues i Lëvizjes Socialiste për Integrim.

|Libohova Online|