Dropull, tentohet të grabitet një shtëpi në fshatin Dervician

Në grabitje është tentuar të kryhet gjatë natës në fshatin Dervician. Policia e Gjirokastrës njofton se shënjestra ka qenë banesa e shtetasit K.N, 86 vjeç, banues në Gjirokastër.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Vjedhjet e banesave në Dropull ka qenë një shqetësim që është ngritur disa herë.

Për këtë u krijua madje edhe një post policore e Dropullit. Hajdutët shfrytëzojnë faktin se kjo zonë banohet kryesisht nga të moshuarit.