Dropull, zjarr pranë fshatit Terihat

zjarrNjë vatër zjarri është shënuar ditën e sotme në Malin e Gjerë, konkretisht në fshatin Terihat, Bashkia Dropull.

Flakët janë vënë nën kontroll nga banorët e zonës, të cilët me mjete rrethanore kanë shuar zjarrin.

Automjetet e forcave zjarrfikëse e kanë pasur të pamundur të ndërhyjnë për shkak të terrenit të vështirë.

Dëmet e shkaktuara kanë qenë vetëm në kullota, ndërsa banesat nuk janë rrezikuar për asnje çast.