Drupullitët “presin pitën” e LSI-së në Terihat, Tavo flet për reformën në drejtësi

 Drupullitët “presin pitën” e LSI-së në Terihat, Tavo flet për reformën në drejtësi

κοπή-πίτας-2016Dropullitët festuan sot prerjen e pitës, një festë tradicionale që simbolizon fundin e një viti dhe nisjen e të riut. Takimi festiv ishte orgnanizuar në fshatin Terihat nën kujdesin e strukturave të LSI-së dhe deputeti Vangjel Tavo. Të pranishëm ishin gjithashtu edhe përfaqësues të Bashkisë Dropull dhe Këshillit Bashkiak.

Deputeti Tavo në një komunikim të shkurtër me mediat ka folur edhe për ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, për të cilën tha se qëndrimi i LSI-së është që ky institucion të jetë në varësi të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Ndërkohë që PS-ja nga ana tjetër, edhe pse nuk është shprehur publikisht, kërkon që Byroja e Hetimit të jetë në varësi të Policisë së Shtetit. Sidoqoftë dy partitë e koalicionit qeverisës janë marrë vesh që të mos e votojnë në Kuvend pa mbërritur rekomandimet e Komisionit të Venecias.

Libohova Online