Duka hakmerret me “Tifozët Kuq e Zi” përmes “Fun Club-it” të FSHF-së?

 Duka hakmerret me “Tifozët Kuq e Zi” përmes “Fun Club-it” të FSHF-së?

duka7-300x169Në ditën kur i gjithë kombi shqiptar ishte në festë, pasi Kombëtarja bëri një arritje historike, duke u kualifikuar në Europianin e Francës, presidentit të FSHF-së, Armand Duka, i ndodhi më e pazakonta në të tilla raste.

Teksa në sheshin “Nënë Tereza” skuadra po festonte kualifikimin mes mijëra tifozëve, e ngritur enkas në një podium, fjala përshëndetëse e Dukës u vërshëllye në kor nga një masë e madhe njerëzish. Ai moment i pakëndshëm ka zhgënjyer së tepërmi presidentin e FSHF-së.

Nuk kaluan shumë javë dhe “hakmarrja” e institucionit të futbollit me tifozët që kontestuan Dukën në shesh erdhi. As më pak e as më shumë, por ishte thjesht ngritja e një grupimi të ri fansash, më saktë një “Fan- Club”-i, i cili direkt konkurronte grupimin më të zjarrtë dhe më të organizuar të tifozëve të Kombëtares, “Tifozat Kuq e Zi”.

Mirëpo, sikur të mos mjaftonte kjo nismë, çuditërisht në FSHF e sponsorizuan si një kërkesë të UEFA-s, gjë që nuk ekziston, pasi organizmi më i lartë i futbollit nuk u imponon federatave ngritjen e “Fan-Club”-ve, për më tepër që tifozët shqiptarë kanë 12 vite që janë të përfaqësuar më së miri nga grupimi “Tifozat Kuq e Zi”, shkruan Panoramasport.

Një hakmarrje e FSHF-së që ia del tashmë të përçajë tifozët dhe kjo duket qartë, pasi grupime të shumta, që kanë mbështetur skuadrën kuqezi ndër vite, dolën kundër institucionit të futbollit që në ndeshjen Shqipëri-Serbi, ku me biletat u ndoq një politikë që nuk favorizonte aspak ata që kanë qenë në çdo stadium të Europës për kuqezinjtë. Shkëndijën e parë të një konflikti FSHF-tifozë e dha dje pikërisht grupimi më i madh

Libohova Online