Dy dropullitë nga Terihati shpallen në kërkim, dhunuan një gjirokastrit te ’11 Janari’
October 17, 2017
Dy persona nga Dropulli janë shpallur në kërkim nga policia pasi dyshohet se dhunuan me sende të forta një 32-vjeçar nga Gjirokastra. Ngjarja ndodhi një ditë më parë në lagjen ’11 Janari’.
“Më datë 16.10.2010, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër dhe punohet për kapjen e shtetasit G.XH dhe V.XH, vjeç 37 e 27 banues në fshatin Terihat, pasi dyshohet se më datë 15.10.2017 në lagjen “11 Janari”, kanë goditur me sende të forta, shtetasin A.V, vjeç 32 banues në Gjirokastër. Neni 89 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e Policisë Gjirokastër.