Dy lajme të mira për Libohovën nga ministrja Kumbaro

Ministrja-e-Kultures-Mirela-Kumbaro-në-analizën-300-ditore-të-punës-së-qeverisë-Foto-Agim-DobiDy lajme të mira për Libohovën ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Tëitter, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro. Së pari ajo njofton se tashmë është miratuar projekti për restaurimin e Kalasë së Libohovës dhe shumë shpejt do të nisë puna. Nga ana tjetër Kumbaro njofton se shtëpisë së lindjes së Avni Rustemit i është dhënë statusi “monument kulture”, duke i hapur kështu rrugë restaurimit të saj.

Sipas ministres këto janë premtime të mbajtura të saj. Gjatë fushatës Kumbaro ishte në Libohovë në mbështetje të kandidates së majtë, Luiza Mandi dhe u zotua për restaurim të Kalasë dhe shtëpisë së Avni Rustemit. Deklaratat e saj sollën reagim nga ish-kryebashkiaku Çomo, i cili pretendonte se një projekt restaurimi për Kalanë, Ministria e Kulturës nuk ia financonte prej kohësh. Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i ministrës Kumbaro, duke hedhur poshtë pretendimet e Çomos.

dsfsdsdfdhfgjgmj