Dy ministre në Libohovë, Kumbaro inspekton punimet e qendrës, Manastirliu shkon në qendrën shëndetësore (FOTO)

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, njëherazi edhe deputete e zonës, ishte së fundi në Libohovë, ku inspektoi punimet për qendrën e re të qytetit. Ky investim ka nisur të zbatohet në vjeshtën e vitit të shkuar dhe pritet të përfundojë pas disa muajsh. Ky është projekti më i madh infrastrukturor që po zbatohet ndonjëherë në Libohovë. Financimi është bërë nga qeveria shqiptare në kuadër të programit të ‘Rilindjes Urbane’.  Kumbaro shoqërohej edhe nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila zhvilloi gjithashtu një vizitë në qendrën shëndetësore ‘Llukman Hasani’, ku u takua me personelin e kësaj qendre.

©Libohova Online