Dy paga shpërblim për policët që kapën vëllezërit Aliko nga Lazarati

 Dy paga shpërblim për policët që kapën vëllezërit Aliko nga Lazarati

Policia lazaratShpërblim me dy paga mujore për festat e fundvitit do të marrin vetëm efektivët të cilët kanë rrezikuar jetën e tyre në operacionet e Policisë së Shtetit për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë.

Në këtë kategori futen efektivët e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA-s.

Këta efektivë përfitojnë një shpërblim prej dy pagash mujore për festat e fundvitit, për shkak se hasin vështirësi në operacione dhe rrezikojnë jetën e tyre në raste të caktuara.

Këtu përfshihen edhe efektivët që kanë marrë pjesë në operacionin e zhvilluar këtë vit në Lazarat për kapjen e dy vëllezërve, Arbjon dhe Alban Aliko.

Libohova Online