Dy pensionistë në Gjirokastër faturohen nga OSHEE si biznes. 5 vjet problemi nuk gjen zgjidhje

 Dy pensionistë në Gjirokastër faturohen nga OSHEE si biznes. 5 vjet problemi nuk gjen zgjidhje

202847f166f4127bb1a6a383ea297fcf_LDy pensionistëve në Gjirokastër u kërkohet të paguajnë një faturë me vlerë rreth 2.5 milionë lekë te OSHEE, edhe pse kanë vetëm një shtëpi përdhese.

Ata janë faturuar jo si konsumator familjar, por si biznes. Problemi daton që prej vitit 2011 dhe ende nuk ka marrë zgjidhje. Kryefamiljarit Hylsi Kaso i kërkohet që të paguajë këtë faturë, edhe pse është pranuar prej OSHEE si gabim kompjuterik.

Pagesa duhet të kryhet me argumentin “se fatura ka kaluar në sistem”, por kjo vlerë është e papërballueshme për familjen Kaso, e cila jeton vetëm me lekët e pensionit të pleqërisë.

Raste të ngjashme si ky kanë ndodhur në të gjithë vendin dhe qytetarët zor se kanë gjetur zgjidhje. Propozimi që u jepet është të paguajnë fillimisht faturën dhe më pas do të kompensohen nga OSHEE.

Libohova Online