Dy të arrestuar, një 30-vjeçar nga Lazarati dhe një 17-vjeçar nga Gjirokastra

Policia-GjirokasterPolicia e Gjirokastrës ka kryer ditën e sotme dy arrestime, një nga Lazarati dhe një nga Gjirokastra. Mehmet Haxhi ,30 vjeç, banues në fshatin Lazarat është arrestuar pasi ka  përndjekur ish- bashkëshorten  K.G.

J.B, 17 vjeç, banues në lagjen “Granicë”, është arrestuar pasi rreth orës 13.00, në vendin e quajtur “Sheshi Cerçizit” ka qënë duke drejtuar automjetin me targa AA355HY, i pa pajisur me dëshmi aftësie  dhe në gjendje të dehur si dhe ka kundërshtuar dhe nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë.

Materialet hetimore në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.