Dyzet ditë pa Jorgo Malitën

 Dyzet ditë pa Jorgo Malitën

Osman Buzo

615027_100287890130462_1906106335_o
Osman Buzo

Nga Osman Buzo

Në 11 gusht të motit 2013, përveç diellit përvelues, na shoqëroi dhe një gjëndje emocionale me një peshë të rëndë, përcollëm për në banesën e fundit, një personalitet të kulturës dhe të dijes të kombit por dhe të qytetit tonë Libohovës. Unë u ndodha në këtë pelegrinazh dhe nuk munda të hesht para kësaj humbjeje që na ra si vetëtimë në qiell të pastër. Ai ishte vital dhe dinamik në shetitjet tona të përditëshme, por me vdekjen e të vëllait më të vogël Miços nga një sëmundje e rëndë ai ka marë një ngarkesë fatale në zëmrën e tij që pushoi pa pritur, në Golem të Durrësit ku veronte çdo vit e përplasej me dallgët e detit.

Në essencë ditën e përcjelljes unë i thashë : -Ne shokët dhe miqtë e tu lotojmë sot për këtë humbje dhe s’na besohet se si ti nuk je më midis nesh , me atë humorin brilant , me llogjikën e hekurt , me veprimet jetësore egzakte si një matematikë e gjallë , me jonet muzikore të jetës active. Jorgo ti ishe një nga Lisat e vendlindjes , në trungun tënd rodhi mjalti jetësor me të cilin u ushqyen breza të tërë , mbeç i pa haruar në jetë të jetëve o njeri i thjeshtë që nuk të pëlqenin lëvdatat . Nuk do ta harojmë që ti ike pa na marë leje .

Në kthim mendja më thoshte – ndonjë politikan me mëndje bosh e përcjellin mbi shtrat topi ndërsa dijetarë si Jorgua i përcjell populli i thjeshtë. Në ditën e dyzetë, zonja e tij Roza Nase, na çoi fjalë ti ndodheshim pranë edhe ne të shoqatës Avni Rustemi të Libohovitëve. Nga unë u kërkua fjala ngushëlluese për pjesëmarësit dhe në emër të miqve si libohovit nw prani tw miqve ku spikaste njw poster I madh me fotografine e Jorgos , thashë në esencë.:  -“Në hijen e Rapit të madh me moshë mbi 500 vjeçare, tek të mëdhenjtë që kanë lindur në këtë qytet u rreshtua dhe matematikani Jorgo Malita .  Në 1939 ai u lind në lagjen Kalista , në një bregore ballkon të qytetit . Në 1940 Ngelet jetim nga babai .Mbaroi shtatë vjecaren “Avni Rustemi “  Vijoi studimet në Gjimnazin “Ásim Zeneli “ në Gjirokastër dhe në 1961 mbaron për Matematikë universitetin e Tiranës, ku duke qënë se ishte superior ,në dije u emërua petagog .Në rini të tij kur luhej në kalanë e Libohovës, u shqua si futbollist, shahist, ping pong, luante melodi gazmore në firzamonikë, udhëheqës pionierësh .  Ai ishte një autoritet, me peshë që ja jepte jo vetëm lënda e tij “ bombë,” Matematika, por edhe fillozofia e mënçuria sokratiane.

Ai do ti mungojë qytetit tone, si një nga bijtë më të ditur, kolegëve në fakultet si një nga baballarët e shkencës së matematikës. Profesor Jorgua ishte i shënjtë , nuk e njihte mitmarjen, as kushurinjtë nuk i kaloi pa mësuar, i shpëtoi nga verbëria e paditurisë. Meritokracia ishte deviza e tij, dinjiteti ishte kalorësia e tij, dituria ishte pushteti i tij. Ai ishte një baba serioz dhe i përkushtuar për bijën e tij të vetme , një gjysh babaxhan për nipër e mbesa, një burrë besnik që e nderonte zonjën e tij Roza Nase dhe kujdesej për shëndetin e saj. Ne shokët e miqtë e tij , sikur na e grabitën fabulistin e hokatarin të cilin e kërkojmë pranë filxhanit të kafesë dhe pranë një gote vere. Atij i pëlqente të lexonte Gazetën Libohova, ku eksploronte të shkuarën e të tashmen e atij qyteti famoz që lind dijetarë. Kjo që ikët dy vëllezër dinjitozë në dy ditë , është një brengë për të gjithë . Jorgo prëhu i qetë, jemi këtu në ditën e dyzetë, për të të qetësuar përjetësisht .Po i mbyll këto reshta për ty, me Epikurin , fillozofin e lashtësisë ,; “O njerëz mos kini frikë nga vdekja , sa jemi gjallë , ajo nuk është , kur vjen ajo , nuk jemi ne “.Pra nuk takohemi gjëkundi . Dhe ti e sfidove Vdekjen .Ti ishe një misjonar përveç se ishe shkencetar dhe misjoni jot është kryer e qyteti që të lindi të është borxhli .

Ne të shoqatës “Avni Rustemi”dhe miqtë e tu kërkojmë nëpërmjet kryesisë që të jesh “Qytetar nderi i Libohovës “ gjë që e meritoje që në gjalljen tënde . Lamtumirë o “perandor “i numrave dhe shifrave infinit ……

Të dashur lexues të LIBOHOVA ONLINE, mendova tu përcjell këtë mesazh për meritokracinë e këtij personaliteti dhe pa dyshim kam bërë detyrën si bir i atij qyteti që më lindi . “Kyç e liga” themi ne në këto raste dhe në dasma e gëzime u takofshim . Për mua nuk do jetë hera e fundit që takohem me ju , mund të hapni Facebookun tim “Osman buzo “ e kam pa çelës dhe aty përveç albumit fotografik “Osmani dhe miqtë” keni me kopertine dhe tekst tre librat e mija , Poezi , Fabula dhe Prozën “Kambanat e luginës së mbretërve “ Punova 40 vjet si regjisor në Gjirokastër dhe prej tre vjetësh jam në Tiranë . Kaq.Ju përqafoj të gjithëve!

Libohova Online