E dyta e vërteta! FRPD Gjirokastër bën dy palë zgjedhje brenda një jave

 E dyta e vërteta! FRPD Gjirokastër bën dy palë zgjedhje brenda një jave

PD GjirokasterNjë javë më parë Forumi Rinor i Partisë Demokratike në Gjirokastër kishte planifikuar të zhvillonte zgjedhjet për kryetarin e ri. Fillimisht në garë u prezantuan tre kandidatë: Besa Selfo, Magrip Gjoka dhe Artan Aliko.

Ky i fundit u shpall automatikisht “fitues” pas tërheqjes së pashpjegueshme të dy kandidatëve të  tjerë, Besa Selfo dhe Magrip Gjoka. Votim nuk u zhvillua. Në aktivitetin e organizuar me atë rast merrte pjesë edhe anëtari i Kryesisë së PD-së, Tritan Shehu. Fjalë përshëndetëse mbajti edhe kryetari i ri i FRPD, Artan Aliko.

Por çuditërisht, nesër është parashikuar të mbahen sërish zgjedhje për Kryetarin dhe Kryesinë e FRPD-së Gjirokastër. Kësaj here në garë, përveç Artan Alikos që u shpall kryetar i FRPD para një jave, janë edhe dy persona të tjerë, Enver Brahimaj dhe Ervin Kola.

Pra, Artan Aliko qëndroi kryetar i FRPD Gjirokastër për vetëm një javë dhe nesër është sërish në garë me dy kandidatë të tjerë. Zgjedhjet do të zhvillohen në Kinemanë e Re të Gjirokastrës, ora 12:00. Me siguri nuk do të ketë votim tjetër pas një jave. Ky i nesërmi do të jetë…i dyti i vërteti. |Libohova Online|

frpd
Njoftimi per zgjedhjet e dyta. 26 shkurt 2016. Kandidate: Artan Aliko, Enver Brahimaj dhe Ervin Kola.
frpd 16
Njoftimi per zgjedhjet e para. 16 shkurt 2016. Kandidate: Besa Selfo, Magrip Gjika dhe Artan Aliko.
Artan-Aliko
Artan Aliko, kryetari i FRPD i zgjedhur para nje jave pas terheqjes nga gara te Besa Selfos dhe Magrip Gjikes. Ne zgjedhjet e dyta eshte serish kandidat.
FRPD GJirokaster
Gjate aktivitetit te FRPD Gjirokaster, para nje jave ne teatrin “Zihni Sako”. Te pranishem edhe Tritan Shehu e Tomor Alizoti, anetare kryesie ne PD, si dhe Roland Bejko, kreu i PD Gjirokaster.

Libohova Online