E kapin me mall kontrabandë te ‘Ura e Lumit’, përfundon në Prokurori 42-vjeçari nga Gjirokastra

Krimi Ekonomik e Financiar në Policinë e Gjirokastrës ka proceduar penalisht në Prokurori shtetasin J.L, vjeç 42, banues në Gjirokastër.

Nga kontrolli i ushtruar në automjetin tip ‘Benz” në vendin e quajtur “Ura e Lumit” iu gjetën dhe bllokuan me cilësinë e provës materiale një sasi mallrash ushqimor pa dokumentacion.