E kërkonin për drogë, arrestohet i riu nga Gjirokastra (Emri)

Nga specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve u bë ndalimi i shtetasit në kërkim:

Llazo Ndreu, 20 vjeç, banues në fshatin Humelicë, Gjirokatstër.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi :

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Prodhimi dhe shitje e lëndëve narkotikëve”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.