E lidh drogën si brez rreth mesit, arrestohet në Kakavijë 27-vjeçari

Për të kaluar drogën në shtetin grek, një 27 vjeçar e paketoi si brez dhe e lidhi rreth mesit

I riu i identifikuar si Erion Konomi ka qenë pasagjer në një autobuz duke udhëtuar për në Greqi kur është ndaluar për një kontroll të mëtejshëm.

“Nga kontrolli i ushtruar nga punonjësit e policisë kufitare Kakavije, në trupin e shtetasit të mësipërm, rreth pjesës së mesit iu gjet 900 gr lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva” informon policia.

Erion Konomi, , banues në Ksamil, Sarandë u arrestua në flagrancë.

  Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë për Krimet e Rënda Tiranë për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.