E majta fiton shumicën edhe në Këshillin Bashkiak të Libohovës

Libohova votaNë përfundim të proçesit të numërimit të votave për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Libohovës, koalicioni i majtë i përbërë nga PS dhe LSI kanë marrë shumicën. Në total janë 9 këshilltarë të Aleancës për Shqipërinë Europiane dhe 6 të Aleancës për Punë dhe Dinjitet. Ndarja sipas koalicioneve është kjo:

PS 5 këshilltarë, LSI 3 këshilltarë, dhe Aleanca Arbënore Kombëtare 1 këshilltar

PD 4 këshilltarë, PR 1 dhe Partia Balli Kombëtar Demokrat 1 këshilltar

Nisur nga kjo shpërndarje, koalicioni i majtë pritet të drejtojë edhe Këshillin Bashkiak të Libohovës. Kandidatura për drejtues do të hidhet në votë mes anëtarëve. Pritet që të jetë nga radhët e LSI-së, meqë bashkia drejtohet nga PS, por akoma asgjë nuk është e vendosur.