E marrin peng ne stan dhe e keqtrajtojne, policia arreston Vladimir Koren

15Gj-Sig-EkstradNjë 38-vjeçar është marrë peng dhe është torturuar në një stan në rrethin e Gjirokastrës nga një person, i përkrahur edhe nga një person tjetër. Të dy janë arrestuar sot në flagrancë nga Policia e Gjirokastrës.

I arrestuari për pengmarrje quhet Vladimir Kore, i ditëlindjes 1975, nga Gjirokastra. Kore, pasi e ka marrë me dhunë moshatarin e tij V.S për motive të dobëta, e ka cuar në stanin e tij duke e keqtrajtuar me mjete te ndryshme dhe duke i shkaktuar plagë në trup.

Gjatë kontrollit në stan, atij iu gjet një armë gjahu pa leje. Arrestimi i tij u krye me akuzën e heqjes së paligjshme të lirisë, torturës dhe armëmbajtjes pa leje. Por, policia ka arrestuar edhe bashkëpunëtorin e tij S. Teleku, pasi ai ka tentuar të fshehë çiften në momentin kur policia ka kontrolluar stanin.