E pabesueshme ku e bën tatuazh Shaqirin tifozi i Stoke City

xherdaNjë tifoz i Stok Cityt e ka bërë tattoo emrin e Xherdan Shaqirit në të pasmet.

Besoni ose jo, një tifoz i Stoke Cityt, i quajtur Carl Spruce, ka bërë emrin e Xherdan Shaqirit tattoo në prapanicë. Djaloshi 26 vjeçar kishte dhënë një premtim para se ylli kosovar të transferohet nga Interi në Stoke City, shkruan Blick.

“Disa mujzë më parë emri i Xherdanit ka qenë i lidhur me klubin tonë. Unë nuk kam besuar se Stok mund të nënshkruaj me një lojtar të atij kalibri dhe kam shkruan në facebook: ‘Nëse Stoke e transferon Shaqirin unë do ta bëj tattoon emrin e tij në prapanicë”, ka rrëfyer Spruce.

Por, Stoke e humbi bastin pasi Stoke transferoi ish yllin e Bayern Munichut dhe Baselit nga Interi për 17 milion euro. Kurse, Shaqiri nënshkroi kontratë deri në verën e vitit 2020.

“Unë i kam treguar grua sime se po e bëj tattoon por ajo nuk ka mundur të bëj asgjë për të ndryshuar mendjen time.”, ka theksuar ai.

Shaqiri ka debutuar me Stoke Cityn në Premierligë në ndeshjen ndaj Norwich Cityt, e cila përfundoi pa fitues 1:1.