E pezulluan nga puna, flet drejtoresha e Tv Gjirokastra: Raporti i manipuluar u hartua nga Pilo Nase
Një ditë pas pezullimit nga puna si drejtoreshë e Radio Televizionit Gjirokastra, Albana Allushaj ka reaguar për herë të parë përmes një statusi në faqen e saj në Facebook.
Ajo thotë se raporti për të cilin është pezulluar prej Bordit të Monitorimit të Mediave është i manipuluar dhe se është hartuar nga Pilo Nase, ndërsa thekson se ky veprim është ndërmarrë për të cënuar figurën dhe integritetin e saj. Më poshtë reagimi i plotë i saj.
Te dashur miq duhet t’ju sqaroj ne lidhje me zerat qe qarkullojne per pezullimin tim te perkoshem. Sipas Bordit te Monitorimit te Mediave TVGJ nuk ka pasqyruar aktivitetet politike te subjektit PD si dhe nuk ka respektuar minutazhin mes dy subjekteve te tjera PS e LSI. Ne kete raport hartuesi i te cilit eshte Pilo Nase rezulton ky minutazh.
Date 26 Maj 2017 : PS, 40 minuta, LSI 42 minuta
Date 27 Maj 2017 : PS- 42minuta, PD – 1 minute, LSI- 48 minuta
Date 28 Maj 2017 : PS – 56 minuta, LSI 64 minuta
Nderkohe qe e verteta eshte krejt ndryshe. Gjithcka eshte manipuluar.
Ju sqaroj se forca politike, Partia Demokratike nuk ka patur aktivitete me date 26, pasi nuk ishin shpallur akoma kanidaturat e ketij subjekti.
TV Gjirokaster ka transmetuar kete minutazh.
Date 26 maj 2017 ; PS – 03.13 sek, LSI – 1.39 sek
Date 27 maj 2017 ; PS – 6.33 sek , LSI – 2.47 sek, 30 sec PD
Date 28 Maj 2017 PS – 8.7 sek ,( hapje fushate dy kandidate) LSI – 2.53 sek,
Date 29 maj 2017 ; PS – 3.35 sek, PD – 2.24 sek, LSI -2.30 sek
Te nderuar miq duke ju falenderuar per mbeshtetjen. E kisha detyrim moral t’ju sqaroj se behet fjale per nje manipulim te paster per te cenuar figuren dhe integritetin tim.