E premta sjell tre fenomene natyrorë

supermoon-300x187Kjo e premte do të mbahet mend gjatë për shkak të tre fenomeneve natyrorë që do të ndodhin.

Të premten do të kemi mundësinë  të shohim një eklips diellor, super hënën si dhe është dita e ekuinoksit pranveror.

Super hëna konsiderohet e tillë për shkak të afërsisë që ka me Tokën, ajo do të jetë më afër se kurrë duke kryer rrotullime më të shkurtra me Tokën.

Ndërkohë që ekuinoksi pranveror ndodh këtë periudhë çdo vit.

Por fakti i rrallë është se ekuinoksi dhe një eklips janë ngjarje që ndodhin shumë rrallë.

Për të parë të ndodhin këto dukuri sërish duhet të presim deri në vitin 2053.

Të gjithë ju që dashuroni dukuritë qiellore dhe yjet, përgatituni për një super të premte.