E refuzon edhe Gjykata e Lartë, Spiro Ksera mbetet në burg deri në përfundim të hetimeve

spiro-ksera-1-1024x747Pas Apelit dhe Gjykata e Lartë i ka refuzuar ndryshimin e masës së sigurisë ish-ministrit të Punës, Spiro Ksera.

Gjykata ka vendosur që Ksera të qëndrojë në “arrest me burg” deri në përfundim të hetimeve.

Ish-ministri u arrestua para disa muajsh, me akuzën për abuzime me fondet e ministrisë, të akorduar për shtresat në nevojë.

Në total prokuroria e akuzon për vjedhjen e 300 milionë lekëve të vjetra.

Bashkë me Kserën u arrestuan edhe disa vartës të tij në kohën kur ishte ministër