Edhe Rama “proteston”, fik makinën në autostradë

dfgfdhThirrjes së opozitës për të fikur makinën 5 minuta sot në orën 11:00  i është përgjigjur edhe kryeministri Edi Rama. Pas një aktiviteti në Durrës Rama dhe eskorta e tij janë bllokuar në autostradë nga karvani i makinave që kishin ndaluar në shenjë proteste kundër çmimit të karburanteve.

Rama është bllokuar në afërsi të Urë së Dajlanit në Durrës pasi para tij ndodheshin qindra makina të fikura. Me dashje ose jo, edhe Rama është detyruar të fikë makinën për 5 minuta.