Edi Rama: Luiza fjalëpakë, por punëshumë i ndryshoi faqen Libohovës në katër vite. Ia ka vlejtur mbështetja që i dhamë

Në nisje të fjalës së tij gjatë takimit elektoral në Gjirokastër, kryeministri Edi Rama përmendi edhe Libohovën, si një prej bashkive ku këto 4 vite është bërë një punë e mirë.

“Pas katër vitesh unë dëshiroj t’i them me plot gojën libohovitëve se bëmë zgjedhjen e duhur. Koha tregoi se Luiza fjalëpakë, por punëshumë arriti t’i ndryshoi faqen Libohovës. Dhe se mbështetja që i dhamë katër vite më parë jo vetëm ia ka vlejtur, por është një garanci për katër vitet e ardhshme”, tha Rama duke kërkuar sërish votëbesim për Luiza Mandin.

©Libohova Online