Edi Rama sot në Gjirokastër, takimi i madh elektoral në stadiumin e qytetit

Kryeministri Edi Rama do të mbërrijë sot në Gjirokastër për takimin përmbyllës të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit. Mësohet se organizimi i madh do të zhvillohet në stadiumin “Gjirokastra”, ku pritet të ketë një pjesëmarrje të konsiderueshme, por duke respektuar distancimin social. Takimi nis në orën 15:00. Rama do të mbajë një fjalim të gjatë për të kërkuar mbështetjen me votë të banorëve të qarkut Gjirokastër një mandat të tretë qeverisës.