Ekstradohet nga Athina 41 vjeçari Gentjan Ruli, u dënua për trafik droge
May 3, 2017
Një 41 vjeçar nga Saranda është ekstraduar nga Athina e Greqisë në drejtim të Tiranës.
Shtetasi Gentjan Ruli, u ekstradua nga Interpoli pasi është dënuar në Shqipëri me 7 vite burg për trafikim të lëndëve narkotike.
“Shtetasi Gentjan Ruli, është dënuar me 7 vjet në burg, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për kryerjen e veprës penale “Trafikim i lëndëve narkotike’”, njofton Policia e Shtetit.
Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Athinën/Greqi ralizoi arrestimin provizor dhe ekstradimin drejt vendit tonë të këtij shtetasi.