Ekstradohet nga Milano “i forti” i Lazaratit

rabajPolicia njoftoi ekstradimin nga Italia të një prej personave më të kërkuar që pas aksionit në Lazarat. Nga Zyra Qendrore Interpol Tirana  u krye ekstradimi nga Milano, Itali, drejt vendit tonë, i  Qerim Rabajt. Ai ëhstë nën akuzë për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe “Prodhim dhe shitje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, vepra të parashikuara nga nenet 283/1 dhe 278/2 të Kodit Penal.

Një vit më parë, gjatë operacionit antikanabis “Qershor 2014”, që u zhvillua në Lazarat në banesën e tij, janë gjetur e sekuestruar 1 presë metalike me pompë hidraulike me manometër për presimin e lëndës narkotike, 3 kg lëndë e dyshuar narkotike-canabis sativa, 8 tubeta qelqi të mbushura me fara të dyshuara të bimës canabis sativa, 3 kasaforta metalike të mbyllura, 2 pajisje për filtrimin e ujit, 5 kamera vëzhgimi dhe 1 monitor, 1 autoveturë e markës BMW, me targa AA 550 FD.