Elhaida Dani debuton të martën në Eurovision Song Contest (VIDEO)

elhaida1-e1431618403505Ambasada e Shqipërisë në Vjenë bënte të ditur se këngëtarja e njohur shqiptare Elhaida Dani dhe ekipi i RTSH që e shoqëron ndodhen në Vjenë, në fazën e përgatijeve finale për të marrë pjesë në një nga aktivitetet më të rëndësishme artistike të Europës.

Sipas shortit Elhaida konkuron në natën e parë, të Martën, datë 19 maj 2015. Shqiptarët me banim dhe punë në Austri i urojnë asaj sukses dhe fitore.

Për të mbështetur këngëtaren shqiptare, Instituti i Kulturës Aleksandër Moisiu Vjenë organizon të Djelën më 17 Maj, në Kinema Urania aktivitetin “Shqipëria 12 Pikë”.