Elhaida merr më në fund një çmin nga Eurovizion

eli1Elhaida Dani ka veshur fustanin më të bukur nga të gjithë pjesëmarrësit e Eurovizionit, në parakalimin në tapetin e kuq.

Sipas një sondazhi nnga portali Wiwiblogs i cili i dedikohet 100 përqind Eurovizion Elhaida ksihte fustanin më të bukur.

Fustani i verdhë, me të cilin Elhaida parakaloi në qilimin e kuq disa ditë para performancës së saj në skenë, është zgjedhur më i miri nga sondazhi dhe nga vlerësimet e analistëve të portalit, shkruan Telegrafi.

Për këtë fustan, si edhe të gjitha veshjet e Elhaidës në festivalin evropiane, është kujdesur stilisti kosovar Valdrin Sahiti.

Pas Elhaidës, e dyta në sondazh është reshtuar përfaqësuesja e Spanjës, Edurne, dhe e treta përfaqësuesja e Gjeorgjisë, Nina Sublati.