Emergjenca nga dëbora në Libohovë, Zagoria vijon të jetë e bllokuar

Situata nga reshjet e dëborës në qarkun Gjirokastër po shkon drejt përmirësimit, por ende në zonat rurale ka probleme. Sa i përket Bashkisë Libohovë, raportohet se rruga që të çon në Zagori vijon të jetë e bllokuar. Po kështu në këtë njësi administrative mungon energjia elektrike në tre fshatra, për shkak të djegies së një transformatori. Në pjesët e tjera të kësaj bashkie situata është drejt normalizimit edhe për shkak të rritjes së temperaturave.

©Libohova Online