Emergjenca nga zjarret, ushtari nga Libohova asfiksohet dhe përfundon në spitalin e Gjirokastrës. Peleshi: Shërim të shpejtë Edlir!

Ushtari qe u perlesh me zjarrin dhe u transportua menjëherë në gjendje kritike në spitalin rajonal të Gjirokastrës quhet Edlir Goxhaj. Ai është nga Libohova.  Efektivi i ushtrisë u vizitua gjatë mbrëmjes në spital nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi. Sipas statusit të publikuar nga ministri Peleshi, gjendja e Edlir Goxhaj është e qëndrueshme, ndërsa vazhdon të jetë nën monitorimin e mjekëve të Spitalit të Gjirokastrës. ‘Mirënjohje për punën heroike të cdo efektivi të Forcave të Armatosura që nuk po kursen asgje përballë egërsisë së flakëve. Shërim të shpejtë Edlir!-shkruan Peleshi.