Emërohet drejtori i Policisë së Qarkut Gjirokastër

Perlat Vatoci është emëruar sot drejtor i Drejtorisë së Policisë Vendore në Gjirokastër, ndërsa ka qëndruar i komanduar në këtë post që nga prilli i vitit të shkuar. Kujtojmë që kohët e fundit ka pasur një lumë emërimesh dhe shkarkimesh në drejtoritë vendore të policisë në të gjithë Shqipërinë.

Këto lëvizje kanë ardhur pas situatës së pasigurisë që ndodhet vendi, kujtojmë që ngjarja e fundit ndodhi në Shkodër, ku mbeten të vrarë dy vëllezërit Bilali në derën e shtëpisë së tyre, nga autorë ende të paidentifikuar. Menjëherë pas kësaj ngjarje të rëndë Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj u nis në kryeqendrën e veriut dhe dha urdhër që të shkarkohej drejtori i policisë së Shkodrës, ndërkohë që lëvizjet në zinxhirin drejtues të policisë kanë nisur dhe në rrethe.

Pak ditë më parë Ardi Veliu paraqiti dhe një hartë të qarqeve më problematike në vend ku në vend të parë ishte Tirana, dhe më pas Vlora, Fieri, Shkodra etj. Qarku i Gjirokastrës ishte në fund të kësaj renditjeje çka me siguri ka ndikuar dhe në emërimin e Vatocit në krye të kësaj drejtorie.