Emërohet drejtori i ri i AKU në Gjirokastër

Pak ditë pas shkarkimit të Armand Hilajt nga posti i drejtorit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Gjirokastër, sot është emëruar drejtuesi i ri. Ai është Emin Beqari.

Deri disa muaj më parë, Baqari mbante detyrën e sekretarit të Këshillit Bashkiak Libohovë, i propozuar në 2015 nga Lëvizja Socialiste për Integrim, si pjesë e strukturave të saj lokjale. Asokohe PS dhe LSI kishin marrëveshje për ndarje pushteti.

Beqari vijoi të ishte sekretar i Këshillit Bashkiak Libohovë edhe pas zgjedhjeve të vitit 2019, të cilat u bojkotuan nga opozita PD-LSI. Në prezantimin e Beqarit sot ishte e pranishme dhe Jeta Deda, drejtoresha e Përgjithshme e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.