Emrat e propozuar nga LSI për kandidatë të Këshillit Bashkiak Libohovë

IMG_7042Libohova Online publikon sot listën e kandidatëve të propozuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim, për Këshillin Bashkiak të Libohovës. Në varësi të votave që LSI do të marrë në zgjedhjet lokale të 21 qershorit, do të jetë edhe numri i kandidatëve fitues.

Në krye të listës është Kristaq Jorgaqi nga fshati Bulo, e ndjekur më pas nga Rakipe Spahi, kryetarja e LSI-së në Libohovë, që është aktualisht pjesë e këshillit bashkiak si përfaqësuese e LSI-së.

Lista vijon më pas me emra të tjerë, por shanset për t’u zgjedhur i kanë më shumë 3 vendet e para, sidoqoftë kjo varet nga rezultati i zgjedhjeve.

  1. Kristaq Jorgaqi
  2. Rakipe Spahi
  3. Jorgji Kuro
  4. Violeta Carka
  5. Aurel Caca
  6. Areti Zenjo
  7. Simo Pupe
  8. Fatime Beqo
  9. Gligor Duka
  10. Ernisa Demiri
  11. Ilia Kukumi
  12. Ermelinda Culla
  13. Vilson Vedra
  14. Andoneta Rado
  15. Sokol Zholi