Emrat me fituesit e Lotarisë së Kuponit Tatimor në Gjirokastër

lotaria_e_kuponit_tatimor_ruani_kuponin_tatimor_-1240x620Në faqen zyrtare në internet të Lotarisë së Kuponit Tatimor janë shpallur emrat e fituesve.

Pas një procesi rishikimi për shkak të ankesave dhe akuzave publike, Ministria e Financave e rishikoi edhe njëherë listën e fituesve.

Sa i përket Gjirokastrës nga mbi 230 aplikime kanë rezultuar fitues vetëm 6 persona.

Ata janë fitues të kategorisë së katërt dhe marrin secili nga 10 mijë lekë të reja. Më poshtë lista me emrat e fituesve:

Dhespina Muca

Anxhela Zani

Zhuljeta Caushi

Luiza Meleqi

Aferdita Beqiri

Vasilika Rapi

Për të tërhequr çmimin fituesit e çertifikuar dërgojnë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve:

Dokumentin ku është i pasqyruar numri i barkodit të zarfit të aplikimit dhe emri i aplikuesit (i ofruar nga posta)

Kopje të Letër Njoftimit (ose Pasaportës) në emrin e fituesit;

Kopje të vërtetimit bankar të llogarisë në emër të fituesit në bankën e nivelit të dytë.

Dokumentat e sipërcituar mund të dorëzohen me postë drejtuar DPT-së ose të skanuara në adresën elektronike: llotaria.kuponit@tatime.gov.al.